Në kantierin ku po ndërtohet Institucioni i parë polifunksional për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin

Vizitë pune në kantierin ku po ndërtohet Institucioni i parë polifunksional për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin.
 
Së bashku me Zëvendësministren e Drejtësisë, znj. Elona Hoxha, Drejtuesen e QPKMR-së, znj. Klaudia Hasanllari, Drejtuesin e zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, z. Murat Şahin, si dhe përfaqësueset e UNICEF-it, znj. Enkelejda Bregu dhe znj. Emira Shkurti, u zhvillua një vizitë për të parë nga afër progresin e punimeve të këtij institucioni inovativ.
Gjatë vizitës u diskutua mbi zhvillimin e institucionit, trajnimin ndër-disiplinor të punonjësve dhe rolin e tij në shërbim të komunitetit. Takimi shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e ekspertizës dhe konsultimin me partnerët, me synimin për të garantuar rezultate sa më cilësore dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.
Ky institucion përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rehabilitimit, riintegrimit dhe mbështetjes së të miturve në konflikt me ligjin, duke vendosur në qendër zhvillimin e tyre dhe sigurinë në komunitet.