Takim pune me ekspertët e JUSTAL

Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në zyrat e QPKMR ekspertët Stefan Scherrer, Stefan Thier dhe Julinda Beqiraj në kuadër të projektit JUSTAL.
Gjatë takimit diskutuam mbi punën e Qendrës ndër vite, përvojën e krijuar, arritjet e deritanishme, si dhe sfidat me të cilat përballemi në përmbushjen e misionit tonë për parandalimin e kriminalitetit tek të miturit dhe të rinjtë.
Një bisedë e vlefshme mbi rëndësinë e bashkëpunimit, forcimit të mekanizmave të parandalimit dhe gjetjes së qasjeve të reja për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave të të rinjve.
Mirënjohje për ekspertët e JUSTAL për kohën, angazhimin dhe shkëmbimin e vlefshëm të eksperiencave. Bashkëpunimi dhe dialogu janë çelësi për të ndërtuar zgjidhje më të mira dhe më të qëndrueshme.