Shtegu i Mundësive vazhdon në Korçë

Shtegu i Mundësive vazhdon në Korçë… 

QPKMR, në bashkëpunim me Caritas Albania, zhvilloi një takim me një të mitur në konflikt me ligjin, në kuadër të ndjekjes së rastit dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme për rehabilitimin dhe riintegrimin e tij në shoqëri.

Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të përbashkët, synojmë të krijojmë mundësi konkrete për të rinjtë, duke i mbështetur ata në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

 Rruga drejt një fillimi të ri ndërtohet me mbështetje, bashkëpunim dhe mundësi! 

Mos u bëj peng i të shkuarës. Të gjithë meritojnë një mundësi të dytë.

Njoftimet e Fundit