Parandalimi i kriminalitetit dhe i dhunës tek të miturit dhe të rinjtë në shkolla
Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për parandalimin e kriminalitetit dhe të dhunës tek të miturit dhe të rinjtë, u zhvillua një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, Berat.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Shërbimit të Provës Berat, Punonjësen për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Në fokus të takimit ishte ndërgjegjësimi i nxënësve mbi pasojat e dhunës, bullizmit dhe sjelljeve në kundërshtim me ligjin, si dhe rëndësia e respektimit të të drejtave të të tjerëve dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edukimit mbi përgjegjësinë qytetare, respektimin e ligjit dhe pasojat që mund të sjellë përfshirja në veprime të dhunshme apo sjellje të kundërligjshme.
Përmes kësaj fushate synohet të forcohet bashkëpunimi ndërmjet shkollës, familjes dhe institucioneve përgjegjëse, duke nxitur tek të miturit dhe të rinjtë kulturën e dialogut, përgjegjësisë dhe bashkëjetesës paqësore.
Të miturit kanë nevojë për mbrojtje, orientim dhe mundësi për t’u shprehur, jo për t’u ekspozuar ndaj dhunës.
Parandalimi fillon me ndërgjegjësimin!





