QPKMR dhe QKLL takim me të miturit në IM Kavajë.

QPKMR në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Leximit dhe Insitutin e të Miturve në Kavajë realizuan një takim me të miturit që po vuajnë dënimin në këtë institucion rreth diskutimeve që lidhen me librin, dëshirat edhe ëndrrat e këtyre të miturve.
Qendra Kombëtare e Leximit dhuroi për të miturit një sasi të konsiderusheme librash, të cilët do të jenë pasuri si për institucionin, biblotekën, ashtu edhe për të miturit që kanë nevojë të mos humbasin lidhjet me botën e jashtme.
Ndër të tjera, znj. Hasanllari si drejtore e QPKMR, vuri theksin tek mbështetja e pa kusht që Qendra dhe Ministria e Drejtësisë ofron ndaj këtyre të miturve. Në vijim të Drejtësisë Penale për të Miturit, Drejtësisë Restauruese si dhe masave alternative, Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve mbështet programet rehabilituese dhe mundësitë që i krijohen këtyre të miturve për tu riintegruar pasi përfundojnë vuajtjen e dënimit.