Shkolla e Mesme Profesionale “ 26 Marsi”, e cila mban emrin e Ditës së Demokracisë për qytetin e Kavajës, e festoi këtë ditë me të rinjtë e Institutit të Kavajës! Me ata që vërtet kërkojnë vlerën e rilindjes, nëpërmjet ndryshimit dhe përmirësimit të sjelljes, me ata të cilët rriten me dëshirën që të bëhen më të mirë në jetë.
Të miturit e akomoduar në I.M.Kavajë janë të rinj të grupmoshës 14-18 vjeç, djem nga e gjithë Shqipëria, të cilët sot në këtë aktivitet social-kulturor dhe sportiv u bënë bashkë me nxënësit bashkëmoshatarë të qytetit të Kavajës, duke rrëzuar muret urbane dhe infrastrukturore e për t’u bërë bashkë më të fortë për t’ia rinisur nga e para.
Të ftuar në aktivitet ishin Historiani Xhaferr Xhihani, përfaqësues nga Qendra e Parandalimit të Krimeve për të Mitur dhe të Rinjtë, mësues dhe prindër.