Marrëveshja e nënshkruar midis QPKMR dhe QKLL.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, nënshkruan sot në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve që vuajnë dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë.
Sipas kësaj marrëveshje , dy institucionet bien dakord për :
-Pasurimin me libra të bibliotekës së Institutit të të Miturve Kavajë, ose të të Miturve të tjerë në konflikt me ligjin.
-Mbështetjen në funksion të botimeve të ndryshme, si libra dhe/ose revista që QPKMR-ja synon të botojë, me në fokus të miturit/të rinjtë që janë duke vuajtur dënimin apo kanë përfunduar periudhën e vuajtjes së dënimit së fundmi.
-Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta të palëve, pranë Isntitutit të të Miturve Kavajë, me qëllim zhvillimin e kulturës së leximit për të gjithë të miturit që vuajnë dënimin pranë këtij institucioni.
-Evidentimin e të miturve me talent të shkruarit e poezive etj.
Zonja Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL-së, dhe zonja Klaudia Hasanllari, drejtoreshë e QPKMR-së, ndër të tjera ranë dakord edhe për realizimin e një Kalendari Aktivitetesh të Përbashkëta përgjatë vitit 2022.