Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë , nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Zhvillimi: Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë , nënshkruan sot në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në zbatim të programeve dhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve.
Kjo marrëveshje ka për qëllim përcaktimin e mënyrave të bashkëpunimit midis Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve për të siguruar përkrahje juridike e sociale për të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin.