Takim i radhës të grupit ndërinstitucional për funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Së bashku me përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, KLGJ, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe mbështetjes së ekspertëve të Unicef Albania vijuam takimin e radhës të grupit ndërinstitucional për funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Qëllimi i takimit ndërmjet pjesëmarrësve ishte diskutimi dhe ndarja e eksperiencave ndërmjet institucioneve, mbi ecurinë e rasteve të hedhura në Sistemin e Integruar, vështirësitë e hasura në këtë proces, si dhe ofrimi i zgjidhjeve për përmirësimin e situatës aktuale.
QPKMR theksoi rëndësinë e përcaktimit të indikatorëve apo treguesve bazë që duhen gjeneruar nga Sistemi i Integruar, me qëllim që grumbullimi dhe përpunimi statistikor i të dhënave të krijojë mundësinë e përgatitjes së raportëve dhe analizave për përmirësimin dhe parandalimin e kriminalitetit të të miturve në konflikt me ligjin penal, të miturit viktima dhe dëshmitare të veprave penale.
Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit dakordësuan për datën e takimit të radhës.