Me djemtë që vuajnë dënimin në IEVP Kavajë, të cilët falë bashkëpunimit të ngushtë të Drejtorisë së Institutit, DPB-së dhe Qendrës po përgatiten për një rikthim sa më të mirë në shoqëri, njëjtë si shokët e tyre që po rehabilitohen tashmë.
Në takimin periodik, luajmë me ta ndërkohë që:
Krijojmë ura besimi dhe komunikimi mes të miturve dhe QPKMR.
Dëgjojmë ëndrrat dhe dëshirat që kanë për jetën.
Përpiqemi të kuptojmë çfarë i ka shtyrë drejt krimit dhe si të parandalojmë rikthimin.
Kuptojmë bashkë pasojat e krimit, por edhe mënyrën e duhur si të largohemi prej tij.
Krijojmë alternativa më të mira se ajo që të rinjtë mendojnë se u ofron krimi.