Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Komitetin Shqiptarë të Helsinkit dhe mbështetjen e drejtoreshës znj. Erida Skëndaj, organizoi ditën e djeshme workshopin me temë “Bashkëpunimi për Drejtësinë për të Mitur”, ku fokusi ishte roli i Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës dhe se si i trajtojnë ato rastet konkretisht.

Në takim morën pjesë të gjithë Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në të gjithë territorin e vendit, znj. Alma Tandili, Kryetare e Agjencisë Shtetërore për të Drejtën dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Z. Erdion Maçolli, Avokat pranë Komitetit Shqiptarë të Helsinkit, si dhe punonjës nga Shërbimi i Provës dhe nga QPKMR.
Në fjalën e saj drejtuesja e QPKMR znj. Hasanllari, falenderoi për mbështetjen partnerët ndërkombëtarë dhe PMF-të në të gjithë vendin.
Sa i takon drejtësisë për të mitur dhe rolit të Qendrës, ajo theksoi se jemi në fazën ku nuk mungon asgjë nga kuadri ligjor, institucional apo infrastrukturor, por ajo që po punojmë dhe që na duhet është përmirësimi i cilësisë dhe monitorimit të shërbimeve.
Znj. Annete van den Bosch si eksperte e NHC, u shpreh se përkrah nismën tonë për trajnime të vazhdueshme jo vetëm për NJMF- të, por për të gjithë punonjësit që kanë rol në dhënien e Drejtësisë për të mitur.
Ndër të tjera znj. Bosch, vuri theksin se, institucionet e Drejtësisë për të Miturit duhet të forcojnë urat e tyre të bashkëpunimit.
Ndër të tjera në këtë workshop, u diskutuan dhe raste nga praktika dhe zgjidhja që PMF-të do të jepnin për secilin rast.
Në mbyllje të këtij takimi, u shpreh nevoja për zhillimin e trajnimeve të vazhdueshme për mbarvajtjen dhe përditësimin e punës për të gjithë Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës në territorin e vendit.