Bashkëpunimi ndër-institucional mes Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe administratës së Institutit të të Miturve Kavajë.

Bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe administrates së Institutit të të Miturve Kavajë, përveçse detyrim që buron nga Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, është dhe shprehje e vullnetit të të gjithëve ne bashkë për të ndihmuar sa më shumë të mitur që të mos rikthehen më në krim.
Në vijim të këtij misioni, u zhvillua takimi me sektorin juridik dhe u diskutua lidhur me problematikat e hasura në punën tonë të përditshme. Gjithashtu, u diskutua mbi raste konkrete të të miturve që vuajnë dënimin në IM Kavajë dhe mënyrat si mund ti ndihmojmë sa më mirë.