Vijimi I takimeve mbi gjendjen dhe ecurinë e funksionimit të Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe mbështetjen e UNICEF, QPKMR vijoi takimin e radhës mbi gjendjen dhe ecurinë e funksionimit të Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Pjesëmarrësit diskutuan dhe ndanë eksperiencat ndërmjet tyre, ku ndër të tjera u vu theksi edhe te ndryshimet ligjore të VKM-ve përkatëse të funksionimit të QPKMR, ku një prej tyre është dhe VKM nr. 149, datë 20.03.2019, që përcakton rregullat për funksionimin e Sistemit të Integruar, ku tashmë përcaktohet qartë roli dhe funksioni i QPKMR në mbarëvajtjen dhe funksionimin e këtij sistemi.
Nga ana tjetër edhe KLGJ ka miratuar udhëzimin përkatës për përdorimin dhe hedhjen e të dhënave edhe nga Gjykatat, udhëzim i cili i është përcjellë për njohje dhe zbatim të gjitha Gjykatave.