Aktiviteti “Prilli I thyer”, ishte nisja e një fushate kundër gjakmarrjes dhe hakmarrjes si dhe parandalimit të krimit te të rinjtë.

Të rinjtë shqiptarë dhe gjakmarrja!
Kjo ishte nisja e një fushate kundër gjakmarrjes dhe hakmarrjes si dhe parandalimit të krimit te të rinjtë në bashkëpunim me Shtepia Studio Kadare dhe Qendra e Librit.
Një falenderim i madh për bashkëpunëtorët e QPKMR, Shoqatën e Avokatëve Penalistë dhe Kryetarin e saj avokat Saimir Vishaj, i cili shpjegoi për të miturit rastet e trajtimit gjyqësor të gjakmarrjes. Faleminderit psikologes Anisa Zace , një advokuese e palodhur e të drejtave të njeriut, faleminderit Brisilda që na mirëpriti në një shtëpi kaq të dashur për Tiranën, faleminderit Alda Bardhyli që mbështet programin tonë të parandalimit të krimit përmes artit dhe kulturës.
Por falenderimi më i madh shkon për nxënësit e talentuar të Shkollës “Ahmet Gashi” që e mirëpritën këtë aktivitet dhe që u bënë pjesë e një sensibilizimi që do të vazhdojë edhe më gjerë!
Çdo ditë që një fëmijë gjendet përballë gjakmarrjes është një “Prill i thyer”, “Maj i thyer”, një “Ditë e thyer”. Ndaj duhet që të gjithë bashkë të ringremë shpresën dhe dashurinë për njëri tjetrin dhe t’i themi JO krimit !