Arti dhe promovimi i talenteve në proceset e rehabilitimit të të miturve gjatë dhe pas dënimit penal.

Arti dhe promovimi i talenteve është një nga programet që ndjek QPKMR në proceset e rehabilitimit të të miturve gjatë dhe pas dënimit penal .
Falenderojmë Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe nxënësit e pikturës, të cilët me kontributet e tyre ju përgjigjën thirrjes për t’i ndihmuar të miturit e dënuar me bojra, kavalecë dhe materiale të tjera.
Gjithashtu nxënësit u takuan me një nga të miturit e dënuar, duke u solidarizuar dhe mbështetur bashkëmoshatarin e tyre në talentin për pikturën.