Botimi dhe prezantimi i revistës REFLEKTIME u zgjodh të bëhej më datë 1 qershor 2022, në aktivitetin e zhvilluar nga QPKMR, aktiviteti iu dedikua të miturve në konflikt me ligjin, nëpërmjet promovimit të revistës “Reflektime”, një revistë me intervista të të miturve të dënuar, por edhe të profesionistëve të Drejtësisë Penale për të Mitur. Ky botim synon të afrojë të gjithë lexuesit me situatën aktuale të të miturve në konflikt me ligjin dhe të promovojë modelet e suksesshme të rehabilimit të tyre.