Shtegu i Mundësive, Korçë

Dy të mitur në proces rehabilitimi që po ndiqen nga QPKMR, sapo kanë nisur kursin profesional për berber. Ky është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të mirë! Kjo mundësi ka ardhur falë bashkëpunimit të ngushtë të QPKMR dhe Caritas Albania, të cilët kanë hapur dyert për këta të rinj për të […]
Tryezë e rrumbullakët për riintegrimin dhe rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin.
Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) organizoi një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e institucioneve kyçe si ASHDMF, AKPA, dhe Drejtoria e Shërbimit Social Tiranë. Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat dhe mundësitë për mbështetjen e të miturve në konflikt me ligjin, me synimin për t’u ofruar atyre një shans […]
Garancia Rinore në Tiranë, edhe për Fëmijët në Konflikt me Ligjin

“Garancia Rinore”, programi më i madh i mbështetjes për të rinjtë në Shqipëri, i financuar nga Bashkimi Europian, implementuar nga Zyra e Punës Tiranë, përfshin edhe kategorinë e të miturve në konflikt me ligjin. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Zyrës së Punës Tiranë dhe Qendrës për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) […]
QPKMR në seminarin shumëpalësh të organizuar nga OSCE Albania në Tiranë per Parandalimin e kriminalitetit tek të rinjtë në Shqipëri.

QPKMR mori pjesë në seminarin shumëpalësh të organizuar nga OSCE Albania në Tiranë, për një qëllim të përbashkët: Parandalimin e kriminalitetit tek të rinjtë në Shqipëri. Ky seminar bashkoi institucione, organizata, ekspertë dhe të rinj aktivistë për të ndërtuar një strategji gjithëpërfshirëse për një fushatë ndërgjegjësimi në mediat sociale, që synon: Rritjen e ndërgjegjësimit për […]
Në Kamëz, në bashkëpunim me Caritas Shqiptar dhe Punonjësin e Mbrojtjes së Fëmijës së zonës, për të trajtuar me kujdes rastet e të miturve në konflikt me ligjin, të cilët kanë përfunduar dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë dhe janë rikthyer në shoqëri.

Në Kamëz, në bashkëpunim me Caritas Shqiptar dhe Punonjësin e Mbrojtjes së Fëmijës së zonës, për të trajtuar me kujdes rastet e të miturve në konflikt me ligjin, të cilët kanë përfunduar dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë dhe janë rikthyer në shoqëri. Vijojmë me zbatimin e programit për rehabilitimin dhe riintegrimin e […]
Shkodër | Në bashkëpunim me Caritas Shqiptar, zhvilluam një Tryezë të Rrumbullakët me përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore që mbështesin të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin.

Shkodër | Në bashkëpunim me Caritas Shqiptar, zhvilluam një Tryezë të Rrumbullakët me përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore që mbështesin të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin. Diskutuam mbi sfidat dhe praktikat më të mira në drejtësinë miqësore, punësim dhe shërbime sociale – si hapa kyç drejt integrimit të suksesshëm në […]
Bashkëpunimi me Caritas Albania për zhvillimin e një iniciativë të rëndësishme që synon mbështetjen dhe riintegrimin e miturve në konflikt me ligjin.

Në Vlorë në bashkëpunim me Caritas Albania për zhvillimin e një iniciativë të rëndësishme që synon mbështetjen dhe riintegrimin e miturve në konflikt me ligjin. Ekspertë nga fusha e drejtësisë, shërbimeve sociale dhe punësimit janë mbledhur për të diskutuar mbi praktikat më të mira dhe sfidat në menaxhimin e rasteve të të miturve. Drejtësia miqësore […]
Shtegu i mundësive vazhdon

#Shtegu i Mundësive Vazhdon… Grupet e punës së QPKMR dhe Caritas Albania vazhdojnë të zhvillojnë takimet e përbashkëta për të adresuar raste konkrete të të miturve në konflikt me ligjin, të cilët kanë kryer dënimin dhe aktualisht po ndjekin kurset profesionale të ofruara nga QPKMR dhe Caritas Albania. Sigurim i mundësive për edukim, punësim dhe […]
Në shkollën “Vatra e Dijes”, Tiranë, me klasat e 7-ta, 8-ta dhe 9-ta, ku u zhvillua sesion edukimi ligjor

Në shkollën “Vatra e Dijes”, Tiranë, me klasat e 7-ta, 8-ta dhe 9-ta, ku u zhvillua sesion edukimi ligjor . Ky aktivitet kishte si qëllim informimin e nxënësve për drejtësinë penale për të mitur, duke i njohur ata me sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e tij. Gjatë takimit u prezantua edhe roli i Qendrës për […]
Forcimi i parandalimit të krimit tek të rinjtë përmes edukimit mbi ligjshmërinë dhe fushatave ndërgjegjësuese

Përgjatë dhjetorit, Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) mori pjesë në një trajnim të organizuar nga OSBE, në kuadër të projektit “Forcimi i parandalimit të krimit tek të rinjtë përmes edukimit mbi ligjshmërinë dhe fushatave ndërgjegjësuese”. Në këtë trajnim, ku morën pjesë punonjës të policisë dhe punonjës socialë nga […]