Shtegu i mundësive: Takim ndërgjegjësues me të miturin ne proces rehabilitimi.

Në kuadër të projektit “Shtegu i Mundësive”, së bashku me Caritas Albania, u zhvillua një takim mbështetës me të miturin në proces rehabilitimi, me fokus fuqizimin personal, reflektimin dhe ndërtimin e perspektivave të reja për të ardhmen. Çdo hap i vogël drejt ndryshimit është një mundësi e madhe për një të ardhme më të mirë.
“Dhuna, bullizmi dhe pasojat e saj”. Aktivitet ndërgjegjësues në shkollën “Misto Mame”

Në shkollën “Misto Mame” u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues me temën “Dhuna, bullizmi dhe pasojat e saj tek adoleshentët”. Gjatë prezantimit u trajtuan format e bullizmit fizik, verbal dhe online, si dhe ndikimi që ato kanë në shëndetin emocional dhe social të të rinjve. U theksua rëndësia e raportimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, në mënyrë […]
Shtegu i Mundësive vazhdon

Grupet e punës së QPKMR dhe Caritas Albania vijojnë takimet e përbashkëta për të trajtuar raste konkrete të të miturve në konflikt me ligjin. Këta të rinj, pas përfundimit të dënimit, janë tashmë pjesë e kurseve profesionale të ofruara nga QPKMR dhe Caritas Albania. Qëllimi ynë është të krijojmë mundësi reale për arsimim, punësim dhe […]
QPKMR në bashkëpunim me DHKN dhe Rotary E-Club Albania zhvilluan një takim me nxënës të Gjimnazit “Sami Frashëri”.

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Drejtësinë për të Miturit 2022–2026, me fokus objektivin “Forcimi i mekanizmave të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit”, QPKMR në bashkëpunim me DHKN dhe Rotary E-Club Albania zhvilluan një takim me nxënës të Gjimnazit “Sami Frashëri”. Tematika e takimit: “Ndërtimi i kulturës së dialogut tek të rinjtë përmes fuqisë […]
Diskutime te hapura mbi te drejtat e femijeve, në kuader të Dites Ndërkombetare te Femijeve.

Në kuader të Dites Ndërkombetare te Femijeve, ASDO , në bashkepunim me Shërbimin Social te Bashkisë Pogradec, Qendrën e Parandalimit te Krimit te te Miturve, dhe UNICEF Albania , organizoi nje aktivitet te veçante pranë Qendrës Multifunksionale “BiblioTech”. Më shumë se 50 femijë dhe të rinj morën pjesë në diskutime te hapura mbi te drejtat […]
Hap i rëndësishëm për drejtësinë për të mitur në Shqipëri.

Sot patëm kënaqësinë të hapim trajnimin dyditor “Training of Trainers (ToT)” me përshëndetjet e Zëvendësministres së Drejtësisë, Znj. Elona Hoxha, dhe Ambasadores së Francës në Shqipëri, Znj. Catherine Suard, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh për zhvillimin e drejtësisë për të mitur. Në qendër të takimit është ngritja e kapaciteteve të Institutit për Edukimin dhe […]
Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri

Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve (DHKN) dhe Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas (DNJF) 🤍, i zbatuar nga CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation (CSSP) në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara (QSHPLI) , i financuar nga Bashkimi […]
Takim ndërinstitucional në kuadër të krijimit të një lidhjeje automatike midis CMS së Prokurorisë dhe Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur, në zbatim të projektit mbi implementimin e një sistemi menaxhimi çështjesh pranë Prokurorisë së Përgjithshme, zbatuar nga UNOPS.

Takimi, i organizuara nga Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, mblodhi përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme, DPB, Shërbimi i Provës dhe Policia e Shtetit për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përmirësuar sistemin e drejtësisë për të mitur.
Konferenca Rajonale për Ndalimin e Dhunës ndaj Fëmijëve

Në Konferencën Rajonale për Ndalimin e Dhunës ndaj Fëmijëve, organizuar nga Ministria e Punës, Familjes dhe Rinisë së Rumanisë , në bashkëpunim me UNICEF dhe përfaqësuesin e Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së për mbrojtjen e fëmijëve , Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) u përfaqësua në delegacionin shqiptar nga […]
Së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë.

Caritas Shqiptar në bashkepunim me QPKMR zhvilloi sot nië takim për të diskutuar rastet në menaxhim që lidhen me të miturit në konflikt me ligjin. Së bashku për më shumë mundësi riintegrimi dhe mbështetje për të rinjtë drejt një të ardhmeje më te mirë.