Në shkollën “Dhora Leka”, në një aktivitet për ndërgjegjësimin dhe infromimin e nxënësve.

Në kuadër të Javës për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit dhe të angazhimeve institucionale për rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimit të kulturës së mbështetjes ndaj viktimave, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në Shkollën “Dhora Leka”, […]

Drejtoresha e QPKMR, Klaudia Hasanllari, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, për të folur për Javën e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit

Drejtoresha e QPKMR, Klaudia Hasanllari, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, për të folur mbi aspektin ligjor në kuadër të Javës së Mbrojtjes së Viktimave të Krimit. Gjatë intervistës u theksua rëndësia e informimit të qytetarëve mbi të drejtat e viktimave, mekanizmat ligjorë të mbrojtjes dhe roli i institucioneve në garantimin e sigurisë, mbështetjes dhe […]

Në Shkollën e Mesme “Naim Frashëri” në Durrës, ku u zhvilluan sesione sensibilizuese me nxënësit mbi format e krimit dhe rëndësinë e qasjes parandaluese për të rinjtë

QPKMR  ishte në Shkollën e Mesme “Naim Frashëri” në Durrës, ku u zhvilluan sesione sensibilizuese me nxënësit mbi format e krimit, mekanizmat e mbrojtjes dhe rëndësinë e qasjes parandaluese për të rinjtë.  Përmes punës në grupe, nxënësit analizuan raste dhe situata praktike, duke nxitur mendimin kritik dhe përgjegjësinë qytetare.  Aktiviteti u organizua nga Qendra për […]

Në stendën që u mbajt në Ministrinë e Drejtësisë përgjatë Javës për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve

Në kuadër të Javës për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, gjatë gjithë javës stenda informuese pranë Ministrisë së Drejtësisë shërbeu si një hapësirë ndërgjegjësimi dhe orientimi për qytetarët, ku QPKMR – Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ishte pjesë e saj, duke ofruar informacion dhe duke bashkëbiseduar me qytetarët për […]

Shtegu i Mundësive: Takim me të miturit në proces rehabilitimi

Në kuadër të projektit “Shtegu i Mundësive”, së bashku me Caritas Albania, u zhvillua në Durrës një takim mbështetës me të miturin në proces rehabilitimi, me fokus fuqizimin personal, reflektimin dhe ndërtimin e perspektivave të reja për të ardhmen.  Takimi u zhvillua në bashkëpunim me Zyrën e Punës Durrës, duke vënë theksin te orientimi profesional, […]

Analizë ndërinstitucionale mbi riintegrimin: arritje, sfida dhe rekomandime për të ardhmen

Riintegrimi i të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin Zhvilluam sot një analizë ndërinstitucionale mbi rastet në mbikëqyrje të vitit të kaluar, objektivat për të ardhmen, sfidat dhe rekomandimet, me institucionet e linjës dhe Caritas-in Shqiptar. Me vëmendjen e Zëvendësministres së Drejtësisë, Znj. Elona Hoxha dhe analizën e drejtuesve të institucioneve përgjegjëse në […]

Takim ndërinstitucional në Njësinë Administrative nr. 6 në Tiranë

Në kuadër të bashkëpunimit për mbrojtjen e fëmijëve, QPKMR mori pjesë në takimin ndërsektorial të organizuar në Njësinë Administrative Nr. 6, me aktorë institucionalë dhe organizata të shoqërisë civile. Takimi shërbeu për forcimin e koordinimit, përcaktimin e roleve dhe përmirësimin e menaxhimit të rasteve në rrezik. Së bashku për një mbrojtje më të fortë për […]

Mëngjes pune në QPKMR së bashku me zv. Ministren e Drejtësisë

Bashkë me stafin e QPKMR në një “mëngjes pune”, me praninë e Zv. Ministres së Drejtësisë, Znj. Elona Hoxha. Diskutuam rezultatet, sfidat e hasura, objektivat dhe prioritetet për në vijim, si dhe u motivuam për të vazhduar me të njëjtin ritëm misionin e përbashkët të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve në konflikt me ligjin. […]