QPKMR, me ftesë të Shërbimit të Provës, Zyra Vendore Durrës, iu bashkua grupit ndërinstitucional për edukimin ligjor dhe zhvilloi një sesion informues me nxënësit e shkollës “Olsi Lasko”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas dhe Zyrën Përmbarimore Durrës.
Gjatë takimit, nxënësit u njohën me të drejtat dhe detyrimet e tyre, rëndësinë e respektimit të ligjit, si dhe pasojat që sjell shkelja e tij.
Në përmbyllje të sesionit, u theksua rëndësia e informimit dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm të të rinjve, si një element kyç në forcimin e kulturës ligjore dhe në parandalimin e sjelljeve që bien ndesh me ligjin dhe normat shoqërore.




