Shtegu i Mundësive vazhdon në Shkodër…
QPKMR, në bashkëpunim me Caritas Albania, zhvilloi takime të përbashkëta për ndjekjen e rasteve të të miturve në konflikt me ligjin, me fokus mbështetjen e tyre drejt rehabilitimit dhe riintegrimit në shoqëri.
Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua edhe një takim me përfaqësues të biznesit lokal për të diskutuar mundësitë e përfshirjes së të rinjve në programe internshipi dhe formimi në punë, si një hap konkret drejt zhvillimit të aftësive profesionale dhe integrimit në tregun e punës.
Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të komunitetit të biznesit, synojmë të krijojmë mundësi reale që i ndihmojnë të rinjtë të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme.
Rruga drejt një fillimi të ri ndërtohet me mbështetje dhe mundësi!





