Nga Ndëshkimi te Rehabilitimi: Roli i të Rinjve në Drejtësinë për të Mitur
Me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung, Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, realizoi katër ditë diskutime, trajnim, bashkëpunim dhe punë intensive, ku 25 të rinj, studentë, prezantuan rezultatet e punës së tyre në 4 platforma strategjike, të ndërtuara mbi analizën dhe reflektimin për sistemin e drejtësisë për të miturit.
Përmes ideve inovative dhe rekomandimeve konkrete, grupet propozuan zgjidhje për përmirësimin e punës së përditshme të institucioneve, me fokus rehabilitimin, riintegrimin dhe krijimin e mundësive të dyta për të miturit në konflikt me ligjin.
Zëri dhe perspektiva e të rinjve dëshmuan se bashkëpunimi mes institucioneve dhe brezit të ri është thelbësor për ndërtimin e një sistemi drejtësie më efektiv, më gjithëpërfshirës dhe më të orientuar drejt rehabilitimit.




