Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve mori pjesë në Simpoziumin Europian me temë “Detention Houses”, i zhvilluar në datat 21–22 prill 2026 në ambientet e Piramidës në Tiranë.
Ky simpozium u organizua nga Rescaled Movement, një rrjet organizatash ndërkombëtare që promovon dhe zhvillon konceptin e “detention houses” si një qasje inovative dhe më humane në sistemin penitenciar.
Për herë të parë, ky aktivitet me fokus në qëndrueshmërinë dhe modelet alternative të ndalimit u zhvillua në Tiranë, duke sjellë ekspertë dhe aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë për të ndarë praktika dhe përvoja mbi reformimin e sistemeve të drejtësisë penale.





