Çelja e ekspozitës e të miturit që vuan dënimin në IM Kavajë “Një klithmë gjërash të pathëna”

Në kuadër të projektit “Për një mundësi të dytë”, prespektiva për riintegrimin social të të miturve në konflikt me ligjin, që po zbatohet nga Qendra për Formim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve u çel ekspozita e një të mituri që vuan dënimin në Institutin e të Miturve, F.P, nën organizimin e Qendrës për Hapje dhe Dialog.
“Një klithmë gjërash të pathëna” – është titulli i kësaj ekspozite, ku F.P foli fort me zërin e shpirtit nëpërmjet 9 punimeve ku gjeje brengat, jetën e munguar por edhe imagjinatën e tij të pasur.
Momente të tilla janë një kambanë e fortë reflektimi për secilin prej nesh, pasi të gjithë mbetemi në rrjetën e një kurthi moral me ligjin, kur një i mitur bie pre e krimit.
Uroj me zemër që këta të rinj t’i kthehen sa më shpejt shoqërisë nëpërmjet forcës së talentit, larg klithmave të krimit.