Qendra e Parandalimit te Krimeve të të Miturve dhe te Rinjve, ishte sot me nxënësit e klasës së IX, në shkollën “Andon Xoxa” në qytetin e Fierit.
Ky takimi u zhvillua në kuadër të nismës që QPKMR ka ndërmarrë per Edukimin ligjor nëpër shkolla.
Qëllimi i këtyre takimeve është informimi i nxënësve lidhur me sistemin e drejtësisë, Drejtësinë Penale për të Mitur, prezantimi me QPKMR-n si dhe rolin që ne kemi.
Fushata “Edukimi ligjor nëpër shkolla”, do ta shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e vendit.