Edukimi ligjor nëpër shkolla, QPKMR në shkollën “Andrea Stefani”.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese #edukimiligjornëpërshkolla, QPKMR ishte sot në Shkollën 9-vjeçare “Andrea Stefani”.
Ky program, vjen në kuadër të edukimkt ligjor të të miturve dhe të rinjve mbi drejtësinë penale për të mitur.
Qëllimi i këtij aktiviteti, është informimi i të miturve, për të bërë të mundur njohjen e tyre me parimet e drejtësisë penale për të mitur, si dhe programet parandaluese, rehabilituese dhe riintegruese që Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me QPKMR harton.
QPKMR nga veprimtaria e saj e përditshme, e ka parë si nevojë dhe domosdoshmëri edukimin ligjor të të miturve dhe të rinjve, pasi jemi hasur me mungesë të theksuar informacioni lidhur me këtë fushë.