Forcimi i parandalimit të krimit tek të rinjtë përmes edukimit mbi ligjshmërinë dhe fushatave ndërgjegjësuese

Përgjatë dhjetorit, Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) mori pjesë në një trajnim të organizuar nga OSBE, në kuadër të projektit “Forcimi i parandalimit të krimit tek të rinjtë përmes edukimit mbi ligjshmërinë dhe fushatave ndërgjegjësuese”.

Në këtë trajnim, ku morën pjesë punonjës të policisë dhe punonjës socialë nga Bashkia Kamëz, u trajtuan çështje thelbësore si:
🔹 Identifikimi i të miturve dhe të rinjve në rrezik rekrutimi në krim;
🔹 Adresimi i shkaqeve rrënjësore të krimit rinor;
🔹 Promovimi i bashkëpunimit mes policisë dhe shërbimeve sociale për të parandaluar përfshirjen e të miturve dhe të rinjve në veprimtari kriminale.

Ekspertë nga iniciativa “Kurve Kriegen” për parandalimin e krimit në Gjermani ndanë praktikat më të mira ndërkombëtare, duke ofruar zgjidhje konkrete për ndërtimin e një modeli efektiv për parandalimin e krimit rinor.

Ky trajnim hapi rrugën drejt zbatimit të programit pilot për parandalimin e krimit tek të rinjtë në Kamëz, duke forcuar bashkëpunimin shumëpalësh për një të ardhme më të sigurt për të miturit dhe të rinjtë tanë.