Fushatës sensibilizuese kundër gjakmarrjes dhe krimit, “Prill i thyer”

Zv. Ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta dhe drejtuesja e QPKMR Klaudia Hasanllari mirëpritën sot këtë grup nxënësish të talentuar në vijim të fushatës ssnsibilizuese kundër gjakmarrjes dhe krimit “Prill i thyer”.
Këta fëmijë me idetë dhe pyetjet e tyre për sistemin e drejtësisë na provuan edhe një herë se janë sovrani absolut dhe se është një përgjegjësi e madhe tu shërbesh e të krijosh politika sa më të mira për ta.
Zv. Ministri, Z.Karameta theksoi rëndësinë që kanë fëmijët për sistemin e drejtësisë dhe se dyert e institucioneve të drejtësisë janë gjithmonë të hapura për ta!