“Ministër për një ditë” në Durrës, me nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti”.
Zv. Minstri i Drejtësisë Z.Klajd Karameta, bashkë me Drejtoreshën e QPKMR Znj. Klaudia Hasanllari takuan sot nxënësit e këtij gjimnazi, të cilët prezantuan idetë dhe mendimet e tyre lidhur me politikat për parandalimin e krimit tek bashkëmoshatarët e tyre.
Zv.Ministri i Drejtësisë shpjegoi rëndësinë që ka mendimi i këtyre të rinjve në politikëbërje dhe ritheksoi se dyert e Ministrisë së Drejtësisë dhe të institucioneve të saj të varësisë, janë gjithmonë të hapura për çdo qytetar dhe sidomos për të rinjtë që janë e ardhmja e këtij vendi.
Ndër të tjera, ai ftoi që mendimet e këtyre nxënësve të bëhen modele dhe për të rinjtë e tjerë, duke nxitur kështu edhe mendimin kritik dhe përfshirjen në politikat shtetërore.
QPKMR do të vazhdojë me takime periodike me të gjithë të rinjtë, mbështetjen e Ministrit të Drejtësisë dhe Zv. Ministri .