Në takimin e rradhës për Strategjinë e re për të Mitur, drejtuesja e QPKMR diskutoi mbi prioritetet e Qendrës lidhur me politikat, qëllimet dhe masat e Strategjisë së Re.
Ndërgjegjësim publik dhe punë me komunitetin për të miturit që dalin nga Sistemi i Drejtësisë.
Mbikëqyrje e rasteve konkrete përmes bashkëpunimit me policinë, shkollat, pushtetin vendor dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Fëmijës.
Krijim i Rrjetit të Bizneseve për Punësimin e të Rinjve pas dënimit.
Parandalim i Recidivizmit përmes ofrimit të alternativave për një jetë më të mirë larg krimit.
Pasurim i të dhënave në sistem, me qëllim lehtësimin e gjurmimit të rasteve.
Bashkëpunim i fortë dhe i vazhdueshëm me Shërbimin e Provës, DPB dhe NJMF-të në të gjithë vendin, etj.
Gjithmonë gati për të forcuar urat e bashkëpunimit me të gjithë institucionet, me qëllim parandalimin e kriminalitetit dhe rehabilitimin e të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin.