Bashkë me Interpolice Organization, një organizatë ndërkombëtare në fushën e sigurisë me fokus parandalimin e kriminalitetit si dhe trajtimin e tij, do ta shtrimë fokusin e punës tek të miturit dhe të rinjtë, objekt i punës së QPKMR.
Bashkë me Presidentin Ekzekutiv të IPO, Dr. Mareglen Tomori, nënshkruam marrëveshjen me disa programe të përbashkëta si:
-Përgatitja e planeve të veçanta të rehabilitimit për të miturit dhe të rinjtë që kanë kryer vepra penale nën ndikimin e krimit të organizuar.
-Trajtimi i të rinjve 18-21 vjeç, që janë në përfundim të dënimit në të gjithë IEVP-të në vend, objekt i punës së QPKMR.
-Ndërgjegjësimi i të gjitha institucioneve arsimore në vend mbi rëndësinë e riintegrimit të ish të dënuarve dhe zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
-Trajnime të përbashkëta me policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve si kontakti i parë i të miturve në konflikt me ligjin.
-Module trajnimi të stafit të QPKMR nga ekspertë ndërkombëtarë, anëtarë të IPO.
Faleminderit International Police Organization për këto mundësi dhe mezi presim realizimin me sukses të gjithë këtij programi!