Në Gramsh, me CFD Albania që po trajton në kuadër të marrëveshjes së përbashkët me QPKMR edukimin ligjor të të rinjve në Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.
Drejtësia Penale për të Miturit, Edukim ligjor dhe edukim përmes artit për formësimin e Identitetit qytetar të të miturve.
Pamje nga takimi me të mitur dhe te rinj ne Bashkinë e
Gramshit.
QPKMR, në bashkëpunim me CFD kanë marrë ketë nismë për
informimin e të miturve dhe të rinjve mbi të drejtat e tyre,
por edhe përgjegjësitë dhe detyrimet ligjore që rrjedhin
nga Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur.
Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë Gramsh, ku morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare, punonjësit social, mësues dhe Kryetari i Bashkisë Gramsh, z. Klodian Taçe, cili ndau me bashkëqytetarët e mitur informacion mbi punën e tij për menaxhimin e qytetit dhe fshatrave, strukturat e pushtetit vendor që marrin vendime për qeverisjen e Bashkisë, strukturat e administratës vendore që merren drejtpërdrejtë me të miturit dhe të rinjtë etj.
Identiteti qytetar nis nga Familja, Emri, Mbiemri dhe Vendlindja.
Këto janë tiparet shenjuese të identitetit njerëzor dhe shoqëror të secilit prej nesh!