QPKMR mori pjesë në tryezën e organizuar nga AKCESK me mbështetjen e UNICEF me temë “Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbrojtjen e feëmijëve në internet” ku morën pjesë dhe përfaqësues nga ASHDMF, UNICEF, Policia e Shtetit,Shërbimi Social Shtetëror dhe aktorë të tjerë që trajtojnë të mitur.
Koordinimi ndërinstitucional për të adresuar çështjet e bullizmit në internet dhe nevoja për të ngritur mekanizma efektive për të mbrojtur fëmijët mbetet një prioritet institucioneve përgjegjëse.
Në këtë tryezë u ndërmorr angazhimi maksimal për të vijuar me hapa konkrete në lidhje me fushata të përbashkëta ndërgjegjësimi si dhe për të kontribuar në përmirësimin e kuadrit ligjor.