“Rikthimi” në Prishtinë!
Në vijim të vizitës zyrtare dhe takimeve të Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë, Z. Manja dhe Ministres së Drejtësisë të Kosovës, Znj. Haxhiu, u zhvillua aktiviteti me të miturit e dënuar të IEVP Lipjan dhe u promovua filmi dokumentar “Rikthimi”.
Të dy ministrat u zotuan për vijimin e bashkëpunimit në zhvillimin e programeve rehabilituese dhe riintegruese për të miturit në konflikt me ligjin.