Programi “Summer School” i organizuar nga QPKMR përgjatë gjithë verës në Institutin e të Miturve në Kavajë, vazhdon të ofrojë aktivitete të vlefshme nga java në javë.

Programi “Summer School” i organizuar nga QPKMR përgjatë gjithë verës në Institutin e të Miturve në Kavajë, vazhdon të ofrojë aktivitete të vlefshme nga java në javë.

Këtë herë, për të sjellë një ndryshim në rutinën e të miturve, mundësuam shikimin e një filmi, aktivitet i cili është zhvilluar dhe pritur me entuziazëm edhe disa javë më parë, ndaj na ka motivuar që ta përsërisim këtë përvojë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është konceptuar që në gjenezë me synimim për të ofruar një mundësi reflektimi dhe për të stimuluar kreativitetin e tyre në një mënyrë inspiruese për ta.

Ky aktivitet ka treguar se të miturit kanë reaguar pozitivisht, duke u angazhuar më thellë në procesin e reflektimit si dhe duke demonstruar një interes të thellë dhe një pjesëmarrje të intensifikuar në takime.