Promovimi i Librit “Nevojat e të miturve në konflikt me ligjin dhe përshtatja e programit rehabilitues”.

Një iniciativë vullnetare për të botuar këtë studim shkencor mbi veprimtarinë e drejtësisë penale për të mitur në 5-vjeçarin e fundit e realizuar me sukses nga drejtoresha e QPKMR znj. Klaudia Hasanllari, z. Ergys Shehu nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe znj. Marsida Grami nga Ministria e Drejtësisë.

Ky libër do të jetë një burim i rëndësishëm për të zgjeruar njohuritë mbi tipologjitë kriminale te të miturit dhe të rinjtë nga rastet e praktikës si dhe për të përmirësuar çdo ditë më fort programet në fushën e drejtësisë për të miturit.

Me pjesëmarrës në këtë prezantim stafin e QPKMR, studentët e Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale të FSHS, përgjegjësen e këtij departamenti znj. Eliona Kulluri si dhe znj. Enkeleda Pano nga Ministria e Drejtësisë.