Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Organizatën jofitimprurëse Caritas Shqiptar, firmosën sot marrëveshjen e bashkëpunimit “Per ofrimin e shërbimeve në kuadër të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin”.
Qëllimi i kësaj marrëveshje, është përcaktimi i mënyrave të bashkëpunimit midis Organizatës Caritas Shqiptar dhe QPKMR, për të siguruar përkrahje dhe mbështetje për rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve pas përfundimit të kryerjes së dënimit.