Vijojnë takimet në kuadër të projektit “Summer School” në Institutin e të Miturve në Kavajë i cili organizohet nga Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në bashkëpunim me Organizatën “Act for Society”.
“Summer School” do ta zhvillojë veprimtarinë përgjatë tre muajve të verës, ku për 12 javë me radhë do të trajtohen 12 tema të ndryshme.
“Summer School” ka në fokus dhënien e njohurive dhe informacioneve për të miturit që ndodhen aktualisht duke vuajtur dënimin në Institutin e të Miturve Kavajë nëpërmjet lojrave, aktiviteteve, shembujve nga praktika etj.
Ky program do ta shtrijë veprimtarinë e tij për të gjithë të miturit dhe të rinjtë që janë në konflikt me ligjin.