Barazi në mundësi për të gjithë të miturit në konflikt me ligjin. QPKMR dhe Caritas Albania vazhdojnë programin ”Shtegu I mundësive” me ofrimin e mundësive në edukim, punësim dhe mbështetje psiko-sociale, duke trajtuar me kujdes çdo rast të të miturve në konflikt me ligjin të cilët përfundojnë dënimin, duke qenë krah në procesin e riintegrimit të tyre në shoqëri.
Trajtim i rasteve konkrete me të miturit të cilët aktualisht janë duke ndjekur kurset profesionale të mundësuara nga Caritas Albania dhe QPKMR.
Grupi i përbërë nga stafi i QPKMR dhe Caritas Albania, zhvilloi takimin e radhës në Gruemirë të Malësisë së Madhe, për implementimin e projektit për rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve që kanë përfunduar dënimin dhe janë rikthyer në shoqëri