QPKMR së bashku me DPB, Im Kavajë dhe Drejtorinë e Strategjive në MD në një tryezë të rrumbullakët në zbatimin e masave në kuadër të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2022-2026

QPKMR së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, IM Kavajë dhe Drejtorinë e Strategjive në Ministrinë e Drejtësisë, në një tryezë të  rrumbullakët për realizimin e planeve të përbashkëta të punës dhe zbatimin e masave në kuadër të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur 2022-2026, për të rritur angazhimin për të rinjtë e grupmoshës 18-21 vjeç që janë në prag lirimi nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

U diskutua mbi masat dhe aktivitetet ku QPKMR dhe DPB janë institucione përgjegjëse në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur 2022-2026 si dhe mbi realizimin e një plani pune të përbashkët pune ndërmjet QPKMR dhe DPB për të rinjtë e grupmoshës 18-21 vjeç që janë në prag lirimi nga IEVP –të.

QPKMR dhe DPB kanë marrë përsipër përgjegjësitë në kuadër të Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur 2022-2026, dhe po punojnë së bashku për të siguruar një tranzicion të lehtë dhe të suksesshëm për riintegrimin e të rinjve në shoqëri.