QPKMR si pjesë aktive e trajnimit tre ditor të organizuar nga Qendra Act for Society me temë “Prindërimi Pozitiv”

Ky trajnim do t’i shërbejë stafit të QPKMR për të  depërtuar në  teknika të prindërimit pozitiv duke përfshirë komunikimin efektiv, ndërtimin e besimit dhe përdorimin e ndëshkimeve pozitive në vend të atyre negative, në funksion të të gjitha takimeve që zhvillohen me të miturit dhe prindërit e tyre pas vuajtjes së dënimit të të miturve apo daljes nga IEVP-të.

Stafi zhvilloi kapacitetet edhe në  këtë drejtim duke mësuar teknika të reja  me qëllim ofrimin e shërbimit sa më të specializuar të të gjitha bashkëpunimeve me prindërit e fëmijëve dhe me sistemin e drejtësisë, për të siguruar një përqasje të integruar ndaj çështjeve të fëmijëve në konflikt me ligjin.