QPKMR ka vazhduar Edukimin Ligjor në shkolla si pjesë e Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur. Këtë herë aktivitetet u zhvilluan në katër shkolla të qytetit të Lushnjes, përfshirë shkollat 9-vjeçare “Liri Kazazi,” “Kongresi i Lushnjes,” “4 Dëshmorët” dhe gjimnazin “Vath Korreshi.”
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, me qëllim që të forcojë ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve mbi drejtësinë penale për të mitur dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Kjo nismë është pjesë e fushatës sensibilizuese për edukimin ligjor të nxënësve, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat dhe përgjegjësitë ligjore, si dhe të prezantojë rolin e QPKMR në parandalimin e krimeve mes të miturve dhe të rinjve.
Fushata “Edukimi Ligjor nëpër Shkolla” do të vazhdojë të shtrijë aktivitetin e saj në të gjithë territorin e vendit.