Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve është institucioni shtetëror nën varësinë e Ministrisë së Drejtesise që mbikqyr mbarëvajtjen e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur. Pasi ka përfunduar trajnimin e mëse 75 përdoruesve të kategorisë ‘Hedhës të dhënash’, sot, me mbështetjen e #UNICEFAlbania, Qendra përgatiti edhe 11 trajnerë, që në të njëjtën kohë janë përdorues të kategorisë ‘Mbikqyrës’ në këtë Sistem.
Ky investim në Trajnimin e Trajnerëve nga Drejtoritë e Përgjithshme të Policisë, Shërbimit të Provës, Burgjeve, nga Prokuroria e Përgjithshme, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe nga vetë Qendra, siguron vazhdimësinë e trajnimit të përdoruesve, kurdoherë që mund të ndryshojnë punonjësit, iu ofron përdoruesve nga një pikë kontakti eksperte në zyrat e tyre qendrore, si dhe rrit analizimin e statistikave në shkallë vendi lidhur me drejtësinë për të mitur.
Kjo, nga ana e vet, ndihmon mbikqyrjen dhe llogaridhënien për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur (2022-2026) si dhe zbatimin e Udhërrëfyesit për Integrimin në BE lidhur me kapitujt që mbulojnë Mirëqeverisjen dhe Shtetin e së Drejtës.