Riintegrim vs përjashtim, që askush të mos mbetet jashtë”, ky ishte slogani i takimit përmbyllës të organizuar nga Qendra për Formim dhe Zhvillim (CFD) me në fokus Riintegrimin social të të miturve në konflikt me ligjin dhe ish të dënuarit në Bashkinë e Tiranës dhe Kamzës.
Pjesëmarrja e autoriteteve përgjegjëse vendore dhe qytetarë target-grup i kësaj ndërhyrje, bëri të mundur që të njiheshim nga afër me problematikat që ato hasin në punën e tyre të përditshme.
Me pjesëmarrjen e gazetares Anila Hoxha, u njohëm gjithashtu dhe me rolin e medias dhe ndikimin që ajo ka, në rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve në konflikt me ligjin, në të gjitha hapat e këtij procesi.