Stafi i QPKMR mori pjesë sot në takimin e 3-të trajnues lidhur me Radikalizmin dhe Ekstremizmin e dhunshëm, të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG).
Radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë shndërruar në një sfidë ndaj të gjitha shteteve e shoqërive, për shkak të përhapjes, dinamikës dhe prirjeve që kanë pasur vitet e fundit këto fenomene, si dhe për shkak të pasojave tepër të rrezikshme për jetën dhe sigurinë e njerëzve.
Shkaqet e tyre janë nga më të ndryshmet. Ato lidhen me globalizmin e pakontrolluar, krizat afatgjata humanitare, ndryshimet kaotike shoqërore, thyerjen e sistemit të vlerave, luftërat, krimet masive të luftës etj.
Këto edhe të tjera, u diskutuan edhe në takimin e sotshëm, me drejtues të trajnimit znj. Anila Dollani dhe me pjesëmarrjen e Drejtorit ekzekutiv të CSDG z. Arjan Dyrmishi