Ministria e Drejtësisë dhe Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe mbështetjen e UNICEF zhvilluan sesione trajnimi në datë 15 qershor 2022, me përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, mbi përdorimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.
KLGJ dhe QPKMR u prezantoi pjesëmarrësve këtë sistem, ngritja dhe funksionimi i të cilit është parashikuar në dispozitat ligjore të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, si dhe akteve nënligjore në fuqi të tij, ku një ndër organet kompetente për përdorimin dhe aksesimin e tij është edhe sistemi gjyqësor.
Me mbështetjen dhe asistencën e Unicef Albania u bë e mundur prezantimi i formularit të mbledhjes së të dhënave dhe skemës së lëvizjes së informacionit për modulin e Gjykatës.
Pas këtij trajnimi praktik, edhe Gjykatat i bashkohen institucioneve publike si Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi i Provës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të cilat kanë filluar të hedhin informacione në këtë bazë të dhënash shtetërore, për të miturit në konflikt me ligjin, si dhe ata viktima e dëshmitarë të veprave penale .