Takim me qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis strukturave të Policisë dhe Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve.

QPKMR mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit me qëllim nxitjen e bashkëpunimit për trajtimin sa më efektiv të rastëve të të miturve viktima të dhunës dhe abuzimit seksual.
Ky takim u fokusua në nxitjen e bashkëpunimit midis strukturave të Policisë dhe Njësive për mbrojtjen e Fëmijëve me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e punonjësve të policisë për parandalimin , raportimin dhe hetimin e rasteve të viktimave të dhunës seksuale duke sjellë në vëmëndje edhe rastet e dhunimit ose shantazimit seksual nëpërmjet rrjeteve sociale.
Këto takime do të vijojnë midis strukturave përgjegjëse që mbulojnë rastet e të miturve në të gjitha komisariatet e Tiranës si dhe të qyteteve të tjera .