Takimi ndërinstitucional për funksionimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ, Policia e Shtetit dhe AKSHI.
Në fokus ishte diskutimi mbi problematikat dhe përmirësimin e mbarëvajtjes së Sistemit sipas institucioneve përgjegjëse.
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, ofroi përkrahje maksimale për zgjidhjen e problematikave dhe zhvillimin e mëtejshëm të Sistemit. Synim mbetet përmirësimi i statistikave dhe analizave për të miturit në konflikt me ligjin.