Programi i ditës së sotme, kishte si objektiv Psikoedukimin e të miturve, mbi metodat, strategjitë dhe ndërtimim e aftesive të reja, të cilat do ti ndihmojnë në pranimin dhe menaxhimin e emocioneve të tyre, me qellimin kryesor që të rrisim impaktin edukativ tek të miturit.
Të qenët të aftë për t’i shprehur emocionet e tyre në menyra më efektive, do ti ndihmojë të miturit të jenë individë më të ndergjegjësuar, më të kujdesshëm dhe më empatik, në udheheqjen e vetes, në drejtimin e sfidave dhe mundesive që do kenë në të ardhmen e tyre!
Në këtë sesion diskutimi, përvec shpjegimeve teorike u aplikuan dhe disa ushtrime praktike psikilogjike.
-Teknika për rregullimin e emocioneve dhe ruajtjen e paqes së brendshme.
– Ushtrime për çlirimin e ngarkesave emocionale.
-Strategji për përmirësimin e komunikimit dhe zgjidhjen e problematikave në grup.
Takimi me të miturit sot kishte energji shumë pozitive, secili ofroi kontributin e tij në arritjen e permbylljes me sukses të këtij programi.
Disa prej tyre treguan historitë e tyre dhe percollën mesazhe, emocionuese por edhe frymezuese, që sherbyen si një katalizator optimist për të gjithë të miturit, duke na forcuar bindjen që të gjjthë bashkë të vazhdojmë të jemi pranë tyre duke i motivuar, perkrahur, duartrokitur dhe vlerësuar progresin e tyre.