Thuaji Jo Drogës! U zhvillua Konferenca e II-të Ndërinstitucionale me temë “Parandalimi i Përdorimit të Drogës nga Të Rinjtë”.

Thuaji Jo Drogës!

U zhvillua Konferenca e II-të Ndërinstitucionale me temë “Parandalimi i Përdorimit të Drogës nga Të Rinjtë”.

IPO së bashku me QPKMR, Agjencinë Shtetërore për Të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve ASHDMF, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit DPPSH, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve DPB, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve SHKBB dhe Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve DHKN organizuan Konferencën e Dytë Ndërinstitucionale me temë “Parandalimi i Përdorimit të Drogës nga të Rinjtë”.

Me ekspertizën e Organizatës Italiane “No Alla Droga” dhe pjesëmarrjen e profesionistëve të fushave të ndryshme, arritëm disa konkluzione të rëndësishme. Diskutimet u përqendruan në gjetjen e shkaqeve dhe motiveve të përdorimit të drogërave, si dhe strategjitë e efektshme të parandalimit tek të rinjtë.

Roli i prindërve dhe familjes u theksua nga të gjithë të pranishmit si një faktor kyç, me ndikim të rëndësishëm në vendimet e të rinjve. Një ambient i shëndetshëm është thelbësor për të shmangur ndikimet negative, ndaj u diskutuan mënyrat e ndërhyrjes për të forcuar këtë rol.

Angazhimi ndërinstitucional dhe idetë e shkëmbyera do të shërbejnë si bazë për veprime të ardhshme në sfidën e parandalimit të përdorimit të drogës nga të rinjtë.